Informohu siç duhet

Dasmë madhështore/ Gigi Buffon martohet me gazetaren për të cilën braktisi gruan!

Ilaria D’Amico dhe Gigi Buffon lidhën kurorë në një dasmë madhështore, në një ceremoni ku morën pjesë disa miq të ngushtë mes kodrave Lucca në Versilia.

Dasma e tyre u zhvillua në një ceremoni private në një vilë të mrekullueshme të shekullit të gjashtëmbëdhjetë me pamje nga një panoramë e mrekullueshme e kodrave. Çifti u takuan në një darkë bamirësie shumë vite më parë, dhe mes tyre lindi ndienja e dashurisë e cila çoi dhe në divorcin e sportistit.

Marrëdhënia e Gianluigi Buffon me ish gruan e tij, Alena Seredova ishte një nga historitë më të famshme dhe më të ndjekura të dashurisë të viteve 2000 në botën e futbollit.

Ajo ishte modele, vendi i dytë në Miss Republika Çeke dhe i katërti në Miss World në 1998 dhe ai ishte portieri i Juventusit dhe Kombëtares së Italisë.

Me kalimin e viteve dhe pas martesës, çifti krijoi një familje, duke pasur dy fëmijë. Historia e tyre e dashurisë përfundoi zyrtarisht në maj 2014, kur ish-portieri u fotografua me Ilaria D’Amico. Disa muaj më vonë, divorci u finalizua.

Exit mobile version