Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Venda Nova do Imigrante, Brazil, ku një moment intim mes një çifti përfundoi me vdekje. Adriana Ribeiro, 42 vjeçe, dhe partneri i saj, Marcone Cardozo, 26 vjeç, humbën jetën pasi automjeti i tyre u rrëzua nga një shkëmb rreth 100 metra i lartë në një zonë panoramike me terren të thyer dhe pyllëzuar.
Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte ndaluar në vendin e njohur për pamjet natyrore dhe dyshohet se po kryente marrëdhënie seksuale brenda makinës, gjë që mund të ketë shkaktuar zhvendosjen e automjetit, pavarësisht se frena e dorës ishte aktive.
Automjeti goditi shkëmbin dhe u copëtua nga përplasja, ndërsa trupat e çiftit, që u gjetën të zhveshur, dolën jashtë makinës për shkak të forcës së impactit. Aksidenti ndodhi rreth orës 1 të mëngjesit të së hënës së kaluar, por makina u zbulua vetëm mëngjesin tjetër nga një roje sigurie.
Detektivi Alberto Roque Perez theksoi se nuk ka asnjë indikacion për ndonjë akt kriminal dhe ngjarja duket të jetë një aksident tragjik i shkaktuar nga lëvizjet brenda automjetit.
Banorët lokalë raportuan se kishin dëgjuar një zhurmë të fortë në mesnatë, por errësira dhe terreni i vështirë nuk u lejuan të kuptonin se çfarë kishte ndodhur. Operacioni i kërkim-shpëtimit ishte i komplikuar për shkak të terrenit shkëmbor dhe bimësisë së dendur.
Zjarrfikësit gjetën trupin e burrit pranë rrënojave të makinës, ndërsa për të lokalizuar gruan u deshën përpjekje shtesë nëpër bimësi të dendur.
Ngjarja rikujton rreziqet që mund të sjellë papërgjegjshmëria në zonat me terren të vështirë dhe lëndon rëndë komunitetin lokal.
Radar.al

