TIRANË– Policia ka bërë të mundur zbardhjen e sms-ve të fundit mes 24-vjeçares palestineze Rayyan Alwan para se të masakrohej me thikë nga babai i saj, Fadi Alwan, krim i cili dyshohet se ka ndodhur më 22 Shkurt pranë bllokut të ambasadave në Tiranë, në banesën që kishin marrë me qira.
Personi i fundit që ka komunikuar me viktimën ka qenë i dashuri i saj libanez, të cilin e ka njohur në Gjermani. Mësohet se ai punonte në një supermarket në Gjermani pranë restorantit ku punonte Rayan.
Bisedat e zbardhura
18 shkurt 2024 ora 18:41
I dashuri: Rayan? Jam akoma këtu.
Ora: 19:03 Thirrje telefonike 4 minuta bisedë.
19 shkurt 2024
Ora: 09:17
I dashuri: Nuk më ktheve për të më qetësuar për atë që ndodhi. Çfarë ndodhi me ty mbrëmë? Nuk më more më mbrapsht në telefon.
–‐——————————-
Ora: 09:34 Thirrje e humbur
‐———————————
Ora: 09:34
Rayan: Dashuria ime, jam në aeroport tani. Të lutem kujdesu për veten. Nuk mund të flisja me ty dje sepse mami donte që të shkoja te ajo dhe të largohem. Kam fjetur në shtëpinë e saj.
———————————-
Ora: 09:35
Rayan: Kontrollo numrin e telefonit në rast se vij.
Ora: 09:46
I dashuri: Diçka si, çfarë?
“Dëgjova britma po s’e kuptova”/ Detaje nga vr*sja e palestinezes
Mbërrijnë në Durrës 3 anijet italiane, ‘Libra’ i dhurohet Shqipërisë
Brenda anijes më të bukur në botë, ‘Amerigo Vespucci’ vjen në Durrës