Aktorja e njohur shqiptare, Elia Zaharia së fundmi ka zbuluar botimin e librit të saj që titullohet “Perla dhe Dreri i artë” në sajë të 1 qershorit, Festës së fëmijëve.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Instagramin e saj, ku Elia shfaqet me libër në duar teksa e shfleton me vogëlushen Geraldinë, aktorja zbulon detaje nga libri.
Bëhet fjalë për një libër me përralla përmes të cilës Elia synon të ndërthurë magjishëm të shkuarën dhe të tashmen.
E frymëzuar nga e vogla Geraldinë, Elia shkruan se përmes këtij libri ka dashur të përçojë mesazhin se pavarësisht situatave, një shpirt i lirë, dashuria dhe kurajoja duhet të triumfojnë gjithmonë./ Përgatiti Radar.al

