Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka rrëfyer një histori të veçantë dashurie të ndodhur pas hekurave të burgut. Gjatë një interviste në emisionin Top Story, ai tregoi se një i dënuar me burgim të përjetshëm është dashuruar me një vajzë që nuk e njihte më parë — e gjitha nisi përmes letrave.
Pavarësisht distancës dhe rrethanave të vështira, lidhja u forcua me kalimin e kohës. Çifti u martua dhe sot janë prindër, ndërsa burri vazhdon të vuajë dënimin në burg.
“Një nga rastet më të veçanta është ai i një të dënuari nga viti 1997. U bë i njohur për publikun dhe përmes letrave u njoh me një vajzë që nuk ishte as nga zona e tij. U dashuruan, u martuan dhe sot kanë një fëmijë. Ai vazhdon të jetë në burg, por historia e tyre është ende e gjallë”, tha Karamuço.
Një histori që tregon se ndonjëherë dashuria e gjen rrugën e vet, edhe në vendet më të pamundura.


