Përkeqësimi i motit dhe temperatura të ulta ditën e sotme kanë përfshirë Mirditën dhe Qarkun e Kukësit.
Reshjet e dëborës u bënë shkaku që qarkullimi rrugor të ketë probleme.
Reshjet e borës vijojnë me intensitet të lartë, sidomos në kahun e Kukësit, pas kalimit të tunelt të Kalimashit në Rrugën e Kombit.
Në këtë segment autoritetet e mirëmbajtjes vijojnë ndërhyrjet me automjetet borëpastruese.
Sakaq ju kujtojmë se policia bëri apel për qytetarët që janë në lëvizje të reduktojnë aksidentet duke treguar kujdes me shpejtësinë e automjeteve.

Pamje nga Kukësi
Pamje nga Mirdita