Informohu siç duhet

Dalin fotot dhe videot/ Ja si i kaloi ditët e fundit të jetës këngëtari Liam Payne në Argjentinë

Ylli 31-vjeçar Liam Payne vdiq tragjikisht më 16 tetor. Ai ra nga një lartësi 45 metra, nga kati i tretë, në oborrin e hotelit Casa Sur në kryeqytetin e Argjentinës dje (16 tetor). Mjekët konfirmuan vdekjen e tij në vendngjarje.

Payne kishte mbërritur në Amerikën e Jugut me të dashurën e tij Kate Cassidy më 30 shtator, duke qëndruar në Argjentinë për dy javë pasi kishte planifikuar të kalonte vetëm ‘pesë ditë’ atje.

Del foto e fundit e Liam Payne para se të vdiste në hotel. Ç’ndodhi me ish-të dashurën e tij, video në Tik Tok tregon shumë

Ka video të Liam Payne teksa ka frekuentuar një restorant në Buenos Aires me të dashurën e tij Kate Cassidy në ditët para vdekjes së tij. Në rrjetet sociale fansat e tij kanë postuar video në TikTok.

Liam Payne kishte qëndruar në Argjentinë gjatë javëve të fundit dhe u fotografua duke u takuar me fansat.

Liam kishte udhëtuar në Argjentinë për të parë koncertin e shokut të tij të grupit One Direction, Niall. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në qytet ai gjeti kohë për t’u shoqëruar me fansat jashtë hotelit të tij.

Një fanse në Argjentinë tregoi se si kishte bërë një selfie me Liam Payne më 1 tetor.

Payne u bë në star në moshën 16-vjeçare pasi formoi grupin e djemve One Direction në The X Factor në 2010 së bashku me Zayn Malik, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Harry Styles.

Exit mobile version