Informohu siç duhet

Dafina Zeqiri nuk është më beqare! Pamje nga celebrimi me Kreshnik Gjergjin, ja kur mbahet dasma VIP

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund beqarisë. Ditën e sotme, Dafina ka zhvilluar siç duket ceremoninë e celebrimit me partnerin e saj, Kreshnik Gjergji.

Nga fotot duken unazat e martesës, dhe në tavolinë lulet. Gjithashtu në thonjtë e Dafinës, lexohet ‘Mrs’, që nënkupton se i ka dhënë fund beqarisë.

Çifti është celebruar nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Mësohet se në muajin tetor çifti i njohur do të zhvillojë edhe dasmën, në Prishtinë.

Exit mobile version