Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Costa: Ulje tensionesh, angazhim në dialogun Kosovë-Serbi

    May 15, 2025

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, bisedoi në Prishtinë me udhëheqësit politikë për synimet e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa e cilësoi në Prishtinë uljen e tensioneve në veri të Kosovës si të domosdoshme. Vetëm në këtë mënyrë Bashkimi Evropian mund t’i heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës.  “Ngjarjet e fundit nuk duhet të përfaqësojnë trend të ri, por të jenë përjashtim që konfirmon se ekzekutivi në Prishtinë është i angazhuar për shtensionim të situatës dhe në këtë mënyrë të ecet përpara në rrugën evropiane.”

    Costa, i cili zhvilloi takime të ndara në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti kërkoi angazhim në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Brukseli. “Siç e dini, këto masa lidhen me nevojën për t’i ulur tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Uroj që sa më shpejt të ndodhë ky shtensionim. Pas shtensionimit mund të ecim përpara dhe t’i heqim masat”, tha Costa në një konferencë për media. Bashkimi Evropian vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas një tensionimi të situatës në veri të Kosovës dhe ato masa vazhdon t’i mbajë, duke konsideruar se qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veri.

    “Investimi më i madh gjeopolitik i Bashkimit Evropian”

    Presidenti  i Këshillit Evropian, Antonio Costa, zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor e quajti si “investimin më të madh gjeopolitik të Bashkimit Evropian”. “Është një mundësi e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe është thelbësore që të vazhdohet me agjendën e reformave dhe të përfitohen benefitet e saj”, tha Costa, duke vënë në pah se “normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin e të dyja vendeve drejt Bashkimit Evropian”. “Siç e dini, është jetike të bëhet përparim i mirëfilltë dhe i qartë në dialog për t’i normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Costa.

    Osmani kërkon heqjen e masave ndëshkuese

    Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani nga ana e saj, përsëriti kërkesën që BE-ja të heqë masat ndaj Kosovës, duke argumentuar se vendi “i ka përmbushur kërkesat e bllokut evropian për heqjen e masave”. “Kur janë marrë masat, janë paraqitur një sërë kërkesash, të cilat kanë përfshirë rikthimin në tavolinën e dialogut, gjë që ka ndodhur, krijimin e një baze të re ligjore për zgjedhjet e parakohshme në komunat veriore, gjë që ka ndodhur, dhe organizimin e zgjedhjeve atje, gjë që ka ndodhur. E kuptoj që konsensusi brenda BE-së është i ndërlikuar dhe se Kosova duhet të angazhohet për të punuar me secilin shtet anëtar për t’i bindur ata për heqjen e masave”, tha Osmani.

    Kurti kërkon trajtimin e aplikimit të Kosovës në Komisionin Evropian

    Të njëjtën kërkesë për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa, ia shprehu edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ky i fundit tha përmes një komunikate për media se “Kosova është evropiane në vlera, në histori dhe në kulturë dhe jemi plotësisht të përkushtuar për t’u bërë vend anëtar i Bashkimit Evropian”. “Kanë kaluar gati dy vite e gjysmë që nga aplikimi i Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, prandaj, thuhet në komunikatë, “kryeministri kërkoi nga presidenti Costa rol aktiv për dërgimin e pyetësorit dhe dhënien e statusit të vendit kandidat”. Edhe presidentja Osmani tha se “është koha që kjo të reflektohet jo vetëm me fjalë, por edhe përmes hapave konkretë”, duke shtuar se “është koha të trajtohet aplikimi ynë i dorëzuar në dhjetor 2022 për të ecur përpara drejt statusit të kandidatit për Kosovën”. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian më 15 dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende.

    Portugezi Antonio Costa u zgjodh president i Këshillit Evropian më 1 dhjetor 2024. Në kuadër të turit të tij në Ballkan, ai vizitoi Sarajevën,  Beogradin dhe Podgoricën. Pas Kosovës, Antonio Costa viziton Maqedoninë e Veriut, si dhe Shqipërinë ku do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet më 16 maj në Tiranë./DW

    https://radar.al/cudia-ne-kukes-nje-parti-me-4-kandidat-ka-marre-3-vota-dy-kandidat-si-kane-dhene-vote-vetes/

    https://radar.al/vetem-ilir-meta-ka-fituar-bindshem-ne-zonen-e-vete-elektorale-te-burgu-313/

    angazhim në dialogun Kosovë-Serbi COSTA kosove kurti
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Boshnjakët padisin Dodikun për nxitje të urrejtjes pas deklaratave kundër myslimanëve

    February 11, 2026

    Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët këtë vit

    February 11, 2026

    Ndërruan jetë tragjikisht në Itali/ Familja Kola përcillet të enjten për në banesën e fundit

    February 11, 2026

    Edhe detyrimet e papaguara vendore deri në 2014 do të falen, Drejtoria e Tiranës sqaron periudhat

    February 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus January 12, 2026

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    NGA TORI AGOLLI  Arben Ahmetaj: dy fjale kam per ty,te njoha në vitet e shkuara,kur…

    As burgu nuk i mjaftoi/ Alda Klosi, ish-benjaminja e Arben Ahmetajt, rikthehet te presionet ndaj bizneseve

    SPAK, transparenca e munguar dhe kufiri i rrezikshëm i gjyqit popullor

    CFO Pharma, Pharma Plus dhe Medix Albania/ KLSH zbulon skemat korruptive të FSDKSH-së dhe abuzimet me ilaçet që rrezikojnë shëndetin e shqiptarëve

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 11 shkurt, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Tre shenja të zodiakut që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Tre shenja e horoskopit që tërheqin sukses financiar gjatë gjithë javës

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.