Çmimet e naftës kanë shënuar rritje të ndjeshme mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit me energji.
Mesatarja kombëtare e çmimit për benzinën e rregullt në SHBA u rrit me 3 cent të martën, duke arritur në 3.17 dollarë për galon. Në tregun e naftës, kontratat e naftës amerikane u rritën me 2.9%, duke arritur në 73.90 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që prej fundjanarit. Ndërsa javën e kaluar, pas sulmeve të paprecedentë të Izraelit ndaj objektivave iraniane, çmimet e naftës u rritën me 13%, rritja më e madhe javore që nga tetori 2022.
Ekspertët paralajmërojnë se përshkallëzimi i konfliktit mund të rrezikojë infrastrukturën jetike të eksporteve të energjisë në Lindjen e Mesme, e cila zotëron rreth gjysmën e rezervave globale të naftës. Vëmendje e veçantë i është kushtuar Ngushticës së Hormuzit, kalimit strategjik që lidh Gjirin Persik me oqeanet botërore, ku çdo bllokadë mund të ndikojë ndjeshëm tregjet globale të energjisë. Kjo rëndësi u nënvizua edhe nga incidenti i fundit me një cisternë pranë kësaj rruge ujore.


