Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Opinion

    Cirku mediatik dhe debati publik

    February 14, 2025
    Cirku mediatik dhe debati publik
    Afrim Krasniqi

    Afrim Krasniqi

    Nga monitorimi që i bëjmë medias rezulton se çdo ditë ftohen në studiot televizive rreth 90-100 persona, politikanë, analistë, ekspertë, avokatë, zyrtarë apo gazetarë, të cilët komentojnë me kompetencë zhvillimet e ditës.

    Në Francë, Gjermani, Britani, etj, vende që janë fuqi politike dhe aktorë globalë, ka programacion të specializuar, të ftuar ekspertë dhe politikanë rreth 10-14 herë më pak sesa në rastin shqiptar.

    Absurdi tek ne arrin deri aty sa një pjesë moderatorësh vetëm sa hapin emisionin dhe kalojnë 60 minutat me biseda me këdo që pranon të vij në studio, duke i cilësuar të gjithë ekspertë, analistë, etj, pra duke denigruar edhe një cilësi profesionale që shumë shumë pak individë e meritojnë ta kenë.

    Nevoja për të mbushur studiot dhe show televizivë, i bën mediat tu japin hapësirë dhe të bëjnë share qëndrimeve dhe tezave sa absurde aq edhe idiote të disa politikanëve apo individëve që nuk dëshmojnë as minimumin e respektit për fjalën, publikun, ligjin, Kushtetutën dhe sensin e përgjegjësisë publike.

    Nevoja për rizgjedhje deputet, për post, për vemendje, për lajm, për shërbim/privilegj, ka nxitur kalimin e medias në shtojcë mitingu e propagande, dhe kështu, minimin e konceptit të lirisë së shprehjes, demokracisë dhe kulturës politike në një vend që ka traditë kaq të brishtë me to.

    Moderatorë “të punësuar në media” me të ftuar të palexuar dhe të painformuar apo për më tepër, të deleguar aty nga subjekti për të cilin flitet, pra për të kryer një shërbim në natyrë ose me pagesë, në konflikt interesi dhe jashtë standardit etik të publikes, krijojnë një mjedis gjithnjë e më pesimist, dekurajues dhe demotivues për dijen, meritokracinë, logjikën dhe integritetin.

    Vetëm në shoqëri të tilla, të bazuara mbi antivlerë dhe fitim me çdo kusht, shërbim ndaj pushteteve dhe dominim të militalintizmit partiak mund të ndodh që individë të tillë të kenë akses publik dhe të mbeten pikë referimi dhe mediat, përfshirë ato kombëtare të marrin peng aksesin publik, të drejtën e informimit dhe të investojnë kundër misionit të medias në një shoqëri demokratike.

    Pesë paradokset, – faktit që 80%-90% e medias në Shqipëri është biznes ndërtimi dhe po kaq për qind e njerëzve në media nuk janë gazetarë dhe as ekspertë të fushës, po kaq për qind e medias prodhon më shumë propagandë sesa informacion, po kaq për qind e atyre që quhen politikanë nuk përmbushin as standardin formal të politikës dhe që burimi / produkti i këtyre faktorëve përbën në përqindje të njëjtë burimin kryesor informativ për qytetarët, – tregon nivelin kritik ku ndodhemi si shoqëri e shtet, investimin e madh kundër që po i bëhet formimit demokratik dhe hendekun e madh midis asaj që jemi, asaj që deklarojmë se jemi dhe nevojës për atë që duhet të jemi si shoqëri e shtet.

    Nga të gjitha reformat, ajo për cilësinë e përfaqësimit politik dhe për median, mbeten thelbësore, – minimumi që të kemi “përfaqësim”, politikë” dhe “media”, tri koncepte të keqpërdorura, të deformuara, të abuzuara e të munguara ende në Shqipëri.

    Afrim Krasniqi Cirku mediatik
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ashpërsohen masat për drejtuesit e rinj të mjeteve, Kuvendi miraton ndryshimet në Kodin Rrugor

    June 18, 2026

    Gjykata e Lartë rrëzon sekuestrimin e pasurive të Ahmetajt, çështja kthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

    June 18, 2026

    Berisha nuk mori pjesë në votimet për rendin e ditës, Salianji: Berisha po asgjëson opozitën reale

    June 18, 2026

    Kuvendi miratoi Amnistinë Penale, ministri Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.