Dy këngëtaret e mirënjohura Çiljeta Xhilaga dhe Elsa Lila gjatë programit “Ferma VIP” në VizionPlus u miqësuan shumë sëbashku e tashmë përmes postimeve në rrejtet sociale tregojnë herë pas here që ruajnë shoqërinë.
Ka qenë Çiljeta ajo që ka ndarë disa momente me ndjekësit teksa shfaqet sëbashku me Elsën në ambientet e Fermës ku Çiljeta qëndroi deri në finale.
View this post on Instagram
Duket se rikthimi për të vizituar ambientet e Fermës ka qenë shumë i bukur për të dyja këngëtaret, teksa atje i kanë pritur 2 qentë e fermës dhe gomari, të cilin e kanë quajtur “Browni”.
Reagimi i tyre është i mahnitshëm dhe tregon edhe njëherë lidhjen emocionale që kanë krijuar gjatë qëndrimit në Fermë.
“Na kishte marrë malli për shtëpinë. Hera e parë që jemi këtu brenda pa kamera dhe pa mikrofona te shtëpina jonë. Jemi klandestine, kemi ardhur pa leje.”– kanë thënë ish-banoret e Fermës VIP.