Site icon Informohu siç duhet

Cigaret i kushtojnë postin, Ministrja Albana Koçiu shkarkon zv.ministrin

Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu e ka nisur mandatin me vendime të forta. Vetëm pak ditë pas betimit në detyrë, ajo propozoi shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila, pas një denoncimi nga qytetarët.

Mahila u fotografua duke pirë cigare në një ambient të mbyllur, në kundërshtim me ligjin. Denoncimi mbërriti në Ministrinë e Brendshme, dhe pas shqyrtimit të rastit, Koçiu kërkoi shkarkimin e tij, vendim që u miratua nga qeveria.

Andi Mahila ishte në detyrë si zv.ministër i Punëve të Brendshme prej janarit 2021. Pas vendimit, ministrja Koçiu ka njoftuar edhe qytetarin denoncues për masën e marrë.

Exit mobile version