ITALI– Pas thashethemeve dhe paparacëve me qindra foto të shkrepura muajt e fundit, një foto më në fund e ka bërë “zyrtare” marrëdhënien e veçantë mes Chiara Ferragni-t dhe Giovanni Tronchetti Provera-s.
Ka qenë vet influencerja e cila e postoi atë në profilin e saj në Instagram. Një pamje romantike, ku i tregon të dy të përqafuar dhe të buzëqeshur, në perëndim të diellit, me detin në sfond.
Asnjë mbishkrim nuk e shoqëroi foton, sikur të thoshte: koncepti është i qartë, nuk nevojiten shumë fjalë.

Postimi është bërë padyshim viral në internet, dhe për shumë njerëz, kuptimi i tij është i qartë: influencuesja, e cila u divorcua nga ish-bashkëshorti i saj Fedez me pëlqim të ndërsjellë në korrik, më në fund është gati ta bëjë publike historinë e saj të re të dashurisë./Radar.al
Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari i njohur, Artur Zheji