Mbreti Charles III i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovo.
Në letrën e tij, monarku britanik vlerëson miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe shpreh përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në vitet në vijim.
“Kjo ditë përbën një mundësi të çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e fortë ndërmjet vendeve tona. Jam i inkurajuar nga fuqia e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen”, thuhet në mesazhin e Mbretit.
Ai thekson gjithashtu rëndësinë e përballjes së sfidave të përbashkëta globale, veçanërisht atyre që lidhen me ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit, duke shprehur shpresën që dy vendet të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje të qëndrueshme dhe domethënëse.
Letra e urimit është publikuar nga British Embassy Pristina.
