“CFO Pharma” ka marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) një leje ndërtimi në fushën e “agropylltarisë”.
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) e përjashtoi kompaninë farmaceutike “CFO Pharma” për një vit nga përfitimi i të gjitha kontratave publike. Sipas burimeve zbulohet se kohëve të fundit “CFO Pharma” ka marrë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) një leje ndërtimi në fushën e “agropylltarisë”, ose e thënë ndryshe “agroturizëm”.
“Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), në një mbledhje të zhvilluar së fundmi, miratoi “Leje Ndërtimi për objektin: “Agropylltari, bujtina dhe fermë në funksion të agropylltarisë”, me vendndodhje në Autostradën Tiranë – Elbasan, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “CFO Pharma” sh.p.k”.”

Kujtojmë se Agjencia e Prokurimit Publik thotë se ka nisur hetimin administrativ, bazuar në informacionin e përcjellë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, institucion që ka gjobitur me 200 mijë lekë të reja kompaninë për shkelje të rënda.
Ndonëse ishin të gjobitur, kompania e Çaushollit e fshehu penalitetin duke “gënjyer” në dokumentet që kanë dorëzuar pranë autoriteteve tenderuese. E gjitha për të vazhduar dhe për të marrë tendera kur në fakt, ligji për Prokurimit Publik parashikon që kompanitë e gjobitura për shkelje të ligjit të punësimit përjashtohen nga tenderat publikë.


