Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026, Ibrahimovic çudit me deklaratën: Do të merrja katër kartonë të kuq në këtë ndeshje

    Do të luajë kundër shokut të ngushtë në Botëror, Mbappe: Hakimi më ka dërguar mesazh tashmë

    IGJEO jep alarmin: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Këto janë 3 qarqet më të rrezikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

    July 5, 2026
    Çfarë po ndodh me Euron? Banka e Shqipërisë po e blen me ritëm rekord, por kursi vijon të bjerë

    Banka e Shqipërisë është duke blerë euro me një ritëm rekord për të përmbajtur zhvlerësimin e monedhës europiane ndaj lekut. Ndonëse BSH i publikon me tre muaj vonesë të dhënat statistikore të ndërhyrjeve në tregun valuator, Kapitali ka mësuar se blerjet e euros këtë vit janë më të larta edhe se sa vitin e kaluar, që ishte rekordi historik i shënuar ndonjëherë.

    Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar Banka e Shqipërisë bleu 1 miliardë e 29 milionë euro nga tregu i brendshëm valuator, nga të cilat 299 milionë euro u blenë përmes ankandeve të planifikuara për rritjen e rezervës valutore, ndërsa 729.1 milionë euro të tjera u blenë në ankande jashtë radhë, pikërisht për të hequr monedhën europiane nga tregu në përpjekje për të përmbajtur dobësimin e saj ndaj lekut.

    Burime nga tregu i thanë Kapitalit intensiteti dhe shkallja e blerjeve të këtij viti dikton se shuma e blerë do të tejkalojë edhe nivelin e vitit të kaluar. Kjo pasi vetëm për rritjen e rezervës valutore, (pra përmes ankandeve të planifikuara) Banka e Shqipërisë synon të blejë 330-450 milionë Euro gjatë vitit 2026.

    Por pavarësisht ndërhyrjeve me intensitet të lartë zhvlerësimi i euros duket se nuk ka të ndalur. Sipas të dhënave zyrtare, kursi mesatar i këmbimit të euros me monedhën kombëtare zbriti nga 97.7 lekë për 1 euro që ishte në korrik të vitit të kaluar në 94.7 lekë për qershorin, ndërkohë që aktualisht luhatet në raportin 1 euro me 94 lekë.

    Përgjithësisht Banka e Shqipërisë i fillon blerjet agresive të euros në treg në muajin maj duke i intensifikuar ato veçanërisht gjatë sezonit të verë, që përkon dhe me fluksin më të madh të hyrjes së valutës në vend. Vitin e kaluar për periudhën qershor-gusht, BSH bleu mbi gjysmë miliardë euro, ndërkohë që shifra e këtij viti pritet të jetë edhe më e madhe.

    BSH është prej më shumë se dy vitesh tashmë në një luftë për të përmbajtur forcimin e pandalshëm të lekut ndaj euros përmes ndërhyrjes së drejtëpërdrejtë në treg, një praktikë kjo që ishte përdorur shumë rrallë në të shkuarën, vetëm në episode të volatitetit të lartë të kursit për të parandaluar spekullimet.

    Deri përpara vitit 2018, BSH nuk kishte ndërhyrë asnjëherë në tregun valutor. Në vitin 2018, kur euro nisi të dobësohej me shpejtësi ndaj monedhës kombëtare BSH bleu 180 milionë euro në ankande për të përmbajtur kursin e këmbimit. Pas 5 vitesh pushim, blerjet e jashtëzakonshme u rikthyen sërish me 650 milionë euro në vitin 2024 dhe 729.1 milionë euro vjet.

    Por tashmë që ndërhyrjet e BSH në tregun valutor janë bërë sistemike, kjo nuk shihet me sy të mirë nga të gjithë. Vitin e kaluar FMN i kërkoi publikisht Bankës së Shqipërisë që të ndalonte ndërhyrjen në tregun valuator dhe ta linte kursin e këmbimit të lirë.

    Përmes një ëorking paperi të posaçëm, FMN paralajmëroi se mbajtja e kursit në mënyrë të artificiale paraqet rreziqe të mëdha për ekonominë, por edhe humbje për bilancin e Bankës Qëndrore, veçanërisht nga rritja e jashtëzakonshme e rezervës së jashtme./kapitali.al

    Banka e Shqipërisë euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026, Ibrahimovic çudit me deklaratën: Do të merrja katër kartonë të kuq në këtë ndeshje

    July 5, 2026

    Do të luajë kundër shokut të ngushtë në Botëror, Mbappe: Hakimi më ka dërguar mesazh tashmë

    July 5, 2026

    IGJEO jep alarmin: Sot dhe nesër rreziku për zjarre do të jetë edhe më i lartë! Këto janë 3 qarqet më të rrezikuara

    July 5, 2026

    Tirana do të presë Sesionin e Vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027

    July 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.