Site icon Informohu siç duhet

Çfarë po fshihet? Misteri me v*asjen e Martin Canit, avokati: Policia ka pamjet e sherrit, dyshime se th*ika…

Zbardhet ngjarja/ Kush e ndihmoi Mario Përlleshin të largohet nga vendngjarja

Redi Ramaj avokati i familjes së 14-vjeçarit Martin Cani tha se policia e shtetit ka pamje video nga konflikti mes adoleshentëve që rezultoi me vrasjen e të miturit.

“Situata është e rëndë, flasim për fëmijë që vriten në ambientet e shkollës. Hetimi nga sa ka dalë kuptohet që ka pasur problematike. Martin Cani ishte fëmijë ekselent, i dashur e thënë nga bashkëmoshatarët. Është fatkeqësi se si nuk reagon shkolla, Ministria e Arsimit dhe policia për të përditësuar një ngjarje të rëndë. Është një ngjarje kriminale që ka prekur fëmijë me pasoja shumë të rënda për qytetarët. Prokuroria duhet të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë në mënyrë që minimalisht familja, por edhe shqiptarët të gjejnë një lloj paqeje përmes drejtësisë. Deri tani në kontaktet që kam edhe me familjen Cani, janë të pakënaqur me organet ligjzbatuese.

Në dijeninë time policia disponon pamje të konfliktit, të personave që kanë qenë dhe të momentit të konfliktimit. Se çfarë përmbajnë, kjo është për t’u parë. Kjo do jetë kërkesa e parë, që të na vihen në dispozicion në mënyrë që të kemi mundësi të kuptojmë dinamikën e ngjarjes”, tha avokati.

Avokati hodhi dyshime se i mituri mund të mos jetë vrarë me thikën e gjetur nga policia.

“Arma është gjetur shumë me vonesë, është thënë që është gjetur një thikë që nuk e dimë nëse është ajo me të cilën është kryer vrasja. Një gjë dihet me siguri, që as viktima dhe as i plagosuri nuk kanë pasur armë të ftohta, të tjerët të përfshirë në konflikt kanë pasur. Pas 5 ditësh u diskutua a kushte armë, ku ishte hedhur, dhe nuk e dimë tani a është arma me të cilën është kryer vepra penale”, tha avokati në Euronews Albania.

Exit mobile version