Site icon Informohu siç duhet

Çfarë ndodhi në “Ferma VIP”? Ulërima, panik dhe e vërteta pas Stormit

Një situatë alarmuese ka shqetësuar audiencën e Ferma VIP, pasi gjatë transmetimit u dëgjuan të bërtitura dhe momente paniku brenda fermës.

Gjatë spektaklit “prime”, moderatorja Arbana Osmani sqaroi se qenushi i fermës, Stormi, kishte shfaqur probleme shëndetësore. Menjëherë pas konstatimit të gjendjes së tij, produksioni ndërhyri duke e transportuar te veterineri për ndihmë të specializuar.

Më vonë u bë e ditur se Stormi është jashtë rrezikut dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Sipas informacionit të dhënë, ai kishte pësuar një intoksikim, i dyshuar si pasojë e kequshqyerjes gjatë ditëve të fundit.

Pas këtij incidenti, u mor edhe një vendim nga Agai, sipas të cilit qenushi nuk do të qëndrojë më brenda fermës me banorët. Megjithatë, ai u rikthye për pak momente për t’u përshëndetur me ta, duke qetësuar edhe publikun për gjendjen e tij.

Exit mobile version