Site icon Informohu siç duhet

Çfarë ndodhi me PD-në? Zbutet aksioni, pendohen për bojkotin, ja skenari i bashkëpunimit në Kuvend

Del e-maili që PD i nis diasporës. Iu kërkojnë para për 11 majin

Pamje nga Selia e PD

Bojkotin e komisioneve në Kuvend, që e nisën pas arrestimit të Ervin Salianjit, demokratët duket se po e ndërpresin.

Shenja e parë ishte prania e deputetes Emilia Koliqi, këtë të martë mori në Komisionin Hetimor për koncensionet në shëndetësi.

Vendimi u bë kolegjial, kur u mblodh në mesditë grupi parlamentar demokrat, për të vendosur mënyrën si do e kundërshtojnë projektbuxhetin 2025.

Oponencën për buxhetin demokratët vendosën ta bëjnë duke zënë karriget e tyre, në çdo komision parlamentar, në një rikthim jo për bllokim por debat.

Demokratët deri më tani kanë dorëzuar në Kuvend, në kuadër të diskutimeve për projektbuxhetin, dy propozime. Atë për minimumin jetik 200 euro dhe një amendament për minatorët.

Me këtë qëndrim demokratët mesa duket shmangin përsëritjen e skenave të një viti më parë, kur buxheti, ligji më i rëndësishëm që përcakton shpërndarjen e fondeve, u miratua si asnjëherë tjetër, pa diskutim vetëm në 7 minuta, mes një seancë kaotike, bllokimit të foltores, zhurmës së kapsollave dhe tymuesve blu.

Exit mobile version