Site icon Informohu siç duhet

Çfarë ndodhi gjatë seancës? Shtyhet sërish gjyqi ndaj Mediut

Çfarë ndodhi gjatë seancës? Shtyhet sërish gjyqi ndaj Mediut

Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Ish-ministri i Mbrojtjes kundërshtoi provat e ekspertëve ushtarakë në lidhje me masat që duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec.

Mediu dhe mbrojtja e tij kishin përgatitur një material prej 147 faqesh, përmes të cilit kundërshtonin provat e ekspertëve.

Seanca e radhës lidhur me dosjen ‘Gërdeci’, do të zhvillohet në datën 18 mars, ora 12:00.

 

Fatmir Mediu: Sot ishim në debatin rreth aktit të ekspertimit ushtarak dhe pasi filluam. Për arsye objektive, SPAK kërkoi shtyrjen e seancës se kishin çështje të tjera ligjore që u tejkaloi afati dhe u la në një seancë tjetër në 18. Unë do vazhdoj ta kundërshtoj aktin, akti s’ka të bëjë me detyrat ligjore të ministrit, detyrat funksionale, por në seancat më tej unë do eci përgjigje më përgjigje për të bërë komente e mia rreth çështjes.

Exit mobile version