PRISHTINË– Ndërsa mediat shkruajtën shkruajtën mbrëmjen e së mërkurës se Fero do të bëhej pjesë e Big brother VIP Kosova 3, në të vërtetë ai ka qenë I ftuar vetëm për një kohë të shkurtër.
Nëpërmjet një konference para banorëvë në BBVK3, këngëtari ka folur dhe për marrëdhënien me ish-partneren, njëkohësisht nënën e vajzës së tij, Arbenitën, duke theksuar se: Vajza, pa dyshim si çdo vajzë dhe çdo djalë, do më shumë nënën se babën. Vajza qëndron me nënën e saj.
Ndër të tjera tha se ka ende dashuri për Arbenitën dhe se e kishin menduar një rikthim mes tyre.
Por me këtë deklaratë të fortë që ka bërë Fero, ka bërë që Arbenita të reagojë përmes një InstaStory.
Në reagimin e ashpër të saj, Arbenita thekson se Fero ka marrë kujdestarinë e vajzës, pak minuta pasi ai deklaroi para banorëve të Big Brother se vajza po qëndron me të ëmën. Ndërsa ka deklaruar se Fero i bën çdo moment presion asaj dhe familjes së modeles.
