Një studim i fundit ka ngritur sërish alarmin për virusin e Nilit Perëndimor dhe atë të Lisë së Majmunit duke treguar se do të rritet frikshëm numri i viktimave prej tyre.
Epidemiologu, Ilir Alimehmeti në një intervistë në Ora News tha se ndryshimet klimatike dhe rritja e mëtejshme e temperaturave do të ndikojnë në ashpërsimin e këtyre viruseve.
“Këto janë dy sëmundje të reja por për botën le të themi për publikun e gjerë por jo për shëndetësinë sepse virusi i Nilit Perëndimor është izoluar edhe është përshkruar që në 1937.
Kurse virusi i Lisë së Majmunit është i përshkruar që në 1970, pra i njohim prej shumë kohësh këto sëmundje.
I dimë që janë sëmundje të lidhura me vende të caktuara tropikale.
Por patjetër me ndryshimin e temperaturave, me këtë ngrohjen gjithmonë e më të lartë, prsh për Virusin e Nilit Perëndimor 25 vitet e fundit Europa ka pasur në mënyrë të vazhdueshme raste”.


