Site icon Informohu siç duhet

“Ceremonia kushtoi rreth 15 mijë euro”/ Italiania që u martua me veten: Nuk besoj më te martesa dhe burrat

Laura Mesi, një grua nga Italia, u martua me veten para tetë vjetësh, duke realizuar një vendim që e konsideron personal dhe simbolik. E ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon, Laura rrëfeu përvojën e saj dhe ceremoninë e veçantë, e cila i kushtoi rreth 15 mijë euro.

Gjatë bisedës, ajo pranoi se gjatë këtyre viteve e ka “tradhtuar” veten duke dalë në takime me meshkuj, por vendimi për t’u martuar me veten mbeti i pandryshuar. Megjithëse në fillim hasi kundërshtim nga familja dhe miqtë, Laura e çoi deri në fund ëndrrën e saj për t’u veshur nuse, edhe pse “princi” mungonte.

Një moment i veçantë i ceremonisë ishte hedhja e luleve të nuses, të cilat i kapi mikesha e saj shqiptare, Elda. Laura shprehet se kjo martesë simbolizon dashurinë për veten dhe pavarësinë personale, duke reflektuar mbi zhgënjimin e saj ndaj martesës tradicionale dhe marrëdhënieve me burrat.

Exit mobile version