Sezoni i 4 i “Big Brother” edhe pak ditë pritet që të përfundojë.
Nata e sotme përkon me çerekfinalen e spektaklit.
Kujtojmë se në nominim kokë më kokë janë Egli dhe Laerti.
Një përballje po aq e fortë sa ajo e Gertës me Rozanën që ndezi debat në rrjet.
Si Egli ashtu dhe Laerti, kanë dhuruar momente shumë të veçantë në këtë sezon.
Egli Tako e njohur për brishtësinë, elegancën dhe mirësjelljen e saj arriti të fitonte zemrat e shumë njerëzve. Ndonëse në disa raste ajo u kritikua për afrimitetin me Gjestin.
Nga ana tjetër kemi aktorin e shumënjohur shqiptar, Laert Vasilin, një konkurrent goxha i fortë që bëri shumë zhurmë në rrjet gjatë rrugëtimit të tij në “BBVA4”.
Që nga romanca e përjetuar me ish-konkurrenten e këtij formati, gazetaren Valbona Mhilli, e gjer te debatet e ashpra me banorët e shtëpisë, Laerti jo rrallë herë ka qenë në qendër të prime-ve të ndryshme të këtij sezoni.
Mirëpo mbrëmjen e sotme njëri prej dyshes në fjalë pritet të lërë shtëpinë mes lotësh. Ndërsa tjetri do të bëhet finalisti i dytë.
Egli apo Laerti, kush e meriton të prekë finalen e “BBVA4”? Kjo mbetet për t’u parë sonte në prime-n e radhës./ Radar.al