Site icon Informohu siç duhet

Celulari juaj është 10 herë më i ndotur se një ndenjëse tualeti!?

Celulari juaj është 10 herë më i ndotur se një ndenjëse tualeti!?

Foto ilustruese

TIRANË– Çdo njeri e prek celularin mesatarisht 2617 herë në ditë. Një shifër teje e lartë kjo, për rrjedhojë përveç probleme me shëndetin që mund të sjellë përdorimi i telefonit, gjithaështu marrim prej tij edhe shumë papastërti.

Po si qëndron e vërteta se telefonat tanë janë 10 herë më të ndotur se ndenjësja e tualetit.

Pavarësisht se prania e këtyre baktereve në telefonat tanë celularë nuk na bëjnë të sëmuremi direkt prej tyre, ka një shans më të madh që të marrim infeksione  prej tyre ka thënë një profesor dhe mjek në Spitalin Misericordia.

 “Nëse mbidhen shumë baktere, aq më i lartë është probabiliteti për të zhvilluar infeksione për shkak të disa prej këtyre baktereve, veçanërisht nëse keni një sistem imunitar të dobët.”-thotë mjeku infeksionist.

Duhet të keni parasysh që s’duhet të prekni telefonat e njerëzve të tjerë, dorezat e dyerve apo çdo sipërfaqe që e dini se janë prekur më parë nga njerëz të tjerë.

“Edhe nëse ndodh t’i prekni celularët e personave të tjerë duhet të lani patjetër duart.”-  thotë mejku.

Disa njohuri të dobishme në lidhje me telefonat celularë dhe mikrobet:

Ne e dimë se bakteret qarkullojnë në telefonat tanë, por a mund të përhapen viruset edhe nga telefonat celularë?

“Po, si bakteret, shumë viruse që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes (si lloje të ndryshme të ftohjes, grip) dhe madje disa që mund të shkaktojnë sëmundje të diarresë (si norovirus ose rotavirus) janë gjetur në telefona,” tha Kanji.

“Kështu, kontakti me ta dhe moslarja e duarve rrit mundësinë që të mund të kontaminoni veten, për shembull, nëse prekni telefonin tuaj dhe më pas thoni fërkojeni syrin, hani ushqim apo edhe shtrëngoni duart e të tjerëve. Kjo rrit rrezikoni të sëmureni prej tyre”.

Ai shtoi se është e vështirë të parashikohet probabiliteti për t’u sëmurur, por probabiliteti është aty. A është një celular bartës më i madh i mikrobeve sesa dorezat e dyerve në një kampus universitar?

“Askush nuk ka bërë studime të drejtpërdrejta krahasuese, megjithatë, të dyja sipërfaqet (një celular dhe doreza e derës) veprojnë si fomite, të cilat janë objekte të pajetë në të cilat mund të gjenden bakteret dhe viruset. Pra, të dyja veprojnë si një metodë për përhapjen e mundshme virale dhe bakteriale. patogjene”, tha Kanji./UOA/Radar.al

Exit mobile version