Site icon Informohu siç duhet

Celibashi: Janë numëruar 35% e votave të diasporës, s’ka urdhër për bllokimin e zarfeve nga Greqia

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se deri më tani është numëruar rreth 35% e votave të ardhura nga diaspora, ndërsa ka mohuar çdo vendim për bllokimin e zarfeve të ardhura nga Greqia.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi tha se nuk ka asnjë urdhër apo vendim zyrtar për ndalimin e numërimit të votave të diasporës, përfshirë ato nga Greqia. Ai sqaroi gjithashtu se ende nuk ka mbërritur në KQZ një njoftim për vendimin e KAS (Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve) mbi këtë çështje, dhe pritet të merret arsyetimi zyrtar për të vijuar me vlerësimin përfundimtar.

“Vlerësimi i zarfeve nga Greqia do të bëhet padyshim”, u shpreh Celibashi, duke shtuar se procesi do të ecë përpara në mënyrë transparente dhe sipas ligjit.

Exit mobile version