Site icon Informohu siç duhet

Cekja i Beratit në hall, ‘e rrjep’ Ujësjellësi dhe nuk gjen zgjidhje. Kërkon ndihmë në TV, zbuloni çfarë e ka gjetur humoristin

Humoriusti i mirënjohur Sejfulla Myftari, i cili gjerësisht njihet nga dashamirësit e tij si Cekja i Beratit ka pasur nevojë për zgjidhje problemi.

Ai ka një shtëpi pushimi në Sarandë, për të cilën thotë se edhe pse nuk jeton njeri ai paguan faturat e ujit mbi 6000 lekë në muaj.

Shtëpinë në Sarandë Cekja e ka prej 22 vitesh, por problemin me mbifaturim e ka kohët e fundit.

Ai tregon për “Fiksin” se në dy muaj korrik e gusht faturat e ujit kapin vlerën prej 11.500 lekë pa qenë kush në shtëpi.

“Unë duhet të pyes komshinjtë mos ka çarë ndonjëri tubin tim dhe ka hapur lavazh”, shprehet ai me humor.

Më pas tregon se ka bërë kërkesë pranë UKS për ndërrim të matësit dhe ka shlyer gjithë pagesat me vlera të konsiderueshme duke i zeruar ato në korrik të 2024. Por çudia ndodh se edhe pse kishte zeruar gjithçka në UKS ai del sërish debitor.

Ankohet sërish dhe merr si përgjigje që nuk është faji lexuesit, pra nuk ka mbifaturim, por fajin e ka sahati.

Fiksi shoqëron Ceken në shtëpinë e tij të pushimit në Sarandë për të parë matësin e ri. Në shtëpinë e humoristit kontrollojnë për ndonjë rrjedhje të mundshme të ujit që nuk e konstatojnë. Edhe komshinjtë nuk janë ankuar për ndonjë rrjedhje të mundshme, pra duke u e përjashtuar si fakt. Edhe specialistet e UKS-së që i kanë shoqëruar në shtëpi Ceken nuk shohin rrjedhje dhe së bashku mbyllin çdo saraçineskë në shtëpi.

Pak më vonë, gjatë orarit të furnizimit me ujë, grupi i UKS-së shkon sërish dhe bëjnë filmime të sahatit i cili regjistron konsum, pa patur njeri në shtëpi dhe çdo gjë ishte e mbyllur.

Fiksi rikthehet sërish në Ujësjellësin Sarandë ku kërkon procesverbalet e heqjes së sahatit të vjetër dhe vendosjen e të riut, dhe si është e mundur që edhe sahati i ri regjistron konsum.

UKS- së në përgjigje të saj shkruan nga verifikimi i bëre nga grupi më 24/09/2024 u konstatua se ujëmatësi vazhdon të regjistrojë konsum, por pa dhënë shpjegim se pse.

Gjithashtu ata këshillojnë të kontrollohet linja nga ujëmatësi në drejtim të banesës për të gjetur defekte të mundshme. Defekte që punonjësit e UKS-ë edhe pse inspektuan shtëpinë nuk i gjetën.

Exit mobile version