VLORË– Një incident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qytetin e Vlorës teksa ka mbërritur edhe shefi i qeverisë Edi Rama.
Teksa Rama ka dalë nga Bashkia një qytetare e moshuar ka kërkuar me ngulm ta takojë por ndalohet nga efektivë të policies.
Pavarësisht ndalimit të efektivëve qytetarja ka vijuar të bërtasë derisa ndalon vetë kryeministri dhe i kthehet: Ça ke që bërtet?
Rama dëgjoi problematikën e saj dhe e adreson për zgjidhje tek kreu i bashkisë Dredha.
Rama ishte sot në Vlorë për një takim në bashkinë e këtij qyteti, ku ka adresuar ndër të tjera problematikën e zënies së trotuareve nga bizneset, si dhe problemet e sezonit turistik./Radar.al


