Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Byrne: Shqipëria hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në, Irlanda do të mbështesë rrugëtimin e saj

    July 14, 2026

    Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Mbrojtjen i Irlandës, Thomas Byrne, vlerësoi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi po hyn në një fazë të re të negociatave pas dakordësimit për mbylljen e tre kapitujve negociues.

    Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, pas përfundimit të Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, Byrne e cilësoi këtë një ditë të rëndësishme si për Shqipërinë, ashtu edhe për BE-në.

    “Sot është një ditë vërtet e rëndësishme për Shqipërinë, por e rëndësishme edhe për Bashkimin Evropian. Është një ‘Super e Martë’, me një super fund”, u shpreh Byrne.

    Ai bëri të ditur se Këshilli i Bashkimit Evropian ka rënë dakord që Shqipëria të mbyllë tre kapituj negociues: Kapitullin 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitullin 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitullin 31 – Marrëdhëniet me Jashtë.

    “Shqipëria sot ka nisur dukshëm mbylljen e kapitujve negociues. Këshilli ka rënë dakord që Shqipëria është gati të mbyllë tre kapituj negociues. Shqipëria ka dëshmuar angazhimin e saj drejt Bashkimit Evropian me mbylljen e këtyre kapitujve dhe ne e shohim Shqipërinë të hyjë në një fazë të re të anëtarësimit”, deklaroi ministri irlandez.

    Byrne vlerësoi ritmin e reformave të ndërmarra nga Shqipëria, duke theksuar se vendi ka hapur gjashtë grup-kapituj brenda një viti dhe ka përmbushur piketat e ndërmjetme gjatë presidencës qipriote të Këshillit të BE-së.

    “Ne vlerësojmë konsistencën dhe angazhimin tuaj, zoti Kryeministër, jo vetëm në zbatimin e reformave, sidomos në sundimin e ligjit, por edhe në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, që mbeten në thelb të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”, tha Byrne.

    Ministri irlandez nënvizoi se gjatë presidencës irlandeze të Këshillit të BE-së, Irlanda do të vijojë të mbështesë Shqipërinë në përafrimin e legjislacionit me acquis-in e Bashkimit Evropian dhe në avancimin e mëtejshëm të negociatave të anëtarësimit.

    “Si presidencë irlandeze, do të mbështesim Shqipërinë që të vazhdojë të harmonizojë legjislacionin e saj me acquis-in evropian dhe të ecë përpara në procesin e anëtarësimit”, u shpreh ai.

    Në përfundim, Byrne theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një proces transformues që sjell përfitime si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë Unionin.

    “Procesi i zgjerimit është një rrugëtim transformues. Irlanda e di më mirë se shumë vende përfitimet që ai sjell për institucionet, shoqërinë dhe ekonominë, jo vetëm të vendeve kandidate, por edhe të të gjithë Bashkimit Evropian. Presim me padurim që të vazhdojmë të çojmë përpara kandidaturën e Shqipërisë në muajt që vijnë”, përfundoi ministri irlandez.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tërmetet në Venezuelë, mbi 4,700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë

    July 14, 2026

    Kosova shpall non grata ministren serbe Snezhana Paunoviç pas deklaratës për “spastrimin etnik”

    July 14, 2026

    Artan Hoxha zbardh takimin e Arubas: Diskutimet jo për trafik droge, por për…

    July 14, 2026

    Artan Hoxha për zhvillimin e Sazanit: Një projekt ambicioz, por me sfida të mëdha infrastrukturore

    July 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.