Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Buzëqesh Igli Tare, Granit Xhaka i thotë “po” ofertës së Milanit

    June 16, 2025
    Granit Xhaka

    Pas shitjes së Reijnders, që solli në arkat e Milanit rreth 55 milionë euro plus bonuse, drejtuesit kuqezi po punojnë intensivisht për përforcimet që do t’i dhurohen trajnerit Alegri. Një prej objektivave kryesore në mesfushë është Granit Xhaka, mesfushori me eksperiencë, aktualisht te Bajer Leverkusen. Xhaka pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Igli Tare dhe kontaktet me agjentët e tij janë në vazhdim e sipër prej disa ditësh.

    Sipas burimeve, ka një dakordësi paraprake nga ana e mesfushorit, dhe në ditët në vijim pritet të nisin bisedimet me klubin gjerman. Në Milano shpresojnë që brenda 48 orëve të arrihet një marrëveshje për këtë transferim. Në këtë negociatë mund të përfshihet edhe Malik Çau, një tjetër lojtar që pëlqehet shumë nga Bajer Leverkuseni. Hapat e parë nga Xhaka janë konsideruar shumë pozitivë, duke qenë se ai ka qenë figura qendrore në mesfushën e Leverkusenit nën drejtimin e Ksabi Alonsos dhe tani duket gati për t’u bashkuar me Milanin, shtatë herë kampion i Europës.

    Ndërkohë, përveç çështjes së Teo Hernandez, e cila mbetet pezull për momentin, Milani është aktiv edhe në kërkimin e një sulmuesi të nivelit të lartë për të shoqëruar Santiago Gimenezin, i ardhur në janar. Pista për Dushan Vlahoviçin duket e komplikuar, pasi trajneri Tudor dëshiron ta mbajë atë, ndërsa Mateo Retegi i Atalantës vlerësohet mbi 50 milionë euro dhe për momentin është i paarritshëm.

    Por në këtë merkato mund të ketë edhe një surprizë, Darvin Nunjez, sulmuesi uruguaian i Liverpulit, që është në prag të largimit nga të kuqtë. Për Nunjez ka kohë që interesohet Napoli dhe tashmë kanë nisur bisedimet me agjentët e tij./PanoramaSport

    Granit Xhaka Igli Tare Milani Xhaka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare

    June 18, 2026

    Dosja Metamorfoza, GJKKO dënon Pëllumb Gjokën dhe Ardrit Hasanbegajn

    June 18, 2026

    GJKKO lëshoi masë arresti për të, dorëzohet në polici Erjon Rama

    June 18, 2026

    Revolucion në transportin hekurudhor, ja sa do të zgjasë udhëtimi Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Rinas

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.