Klubi italian i Interit është afër konfirmimit të dy transferimeve të reja, të cilat mediat i quajnë “Mister X”.
Pas nënshkrimeve si Petar Sucic, Luis Henrique dhe Ange-Yoan Bonny, tifozët kërkonin forca të reja në skuadër. Drejtuesit e Nerazzurrëve kanë punuar në heshtje dhe janë gati të prezantojnë një mesfushor të kompletuar dhe një mbrojtës, duke shpenzuar rreth 80 milionë euro.
Emrat e lojtarëve mbeten sekret për të shmangur interesimin e klubeve të tjera dhe bujën mediatike. Me këto dy prurje, Interi mund të konsiderojë të mbyllë afatin kalimtar këtë verë.
Radar.al


