Site icon Informohu siç duhet

Buzëqesh Barcelona, rigjen fitoren pas humbjes në “El Clasico”, Yamal bëhet menjëherë protagonist

Barcelona mposht me përmbysje Sociedad dhe i merr Real Madridit kreun

Barcelona ka reaguar pas humbjes në “El Clasico”, duke mposhtur Elchen me rezultatin 3-1 në “Montjuïc”. Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick tregoi forcë dhe efikasitet që në minutat e para të ndeshjes.

Lamine Yamal, vetëm 9 minuta pas startit, hapi serinë e golave, ndërsa dy minuta më vonë Ferran Torres dyfishoi avantazhin. Elche reagoi në fund të pjesës së parë me golin e Rafa Mir në minutën e 42’, por çdo shpresë për përmbysje u shua në minutën e 61’, kur Marcus Rashford shënoi golin e tretë për katalanasit.

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në kuotën e 25 pikëve, duke mbajtur distancën prej 5 pikësh nga Real Madrid, që kryeson kampionatin.

Rezultati përfundimtar:
Barcelona 3–1 Elche
Yamal 9’, Torres 11’, Rashford 61’ / Mir 42’

Exit mobile version