Në një seancë që zgjati mbi 7 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte të gjitha pikat e rendit të ditës vetëm me votat e maxhorancës.
Me 71 vota pro dhe pa praninë e opozitës, u kaluan projektligje të rëndësishme që përfshinin ndryshime në buxhetin e vitit 2025, si dhe ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Ukrainën.
Seanca u shoqërua me debate të forta politike, sidomos në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por në fund maxhoranca vijoi me miratimin e të gjitha akteve.
Disa nga projektligjet e rëndësishme të miratuara përfshijnë:
• Marrëveshjen e sigurisë me Ukrainën
• Ndryshimet në buxhetin e vitit 2025
• Shtesa në ligjet për pasaportat dhe letërnjoftimet elektronike
• Aderimin në konventën e ECO për komunikimet
• Marrëveshje financimi me BE për punësimin e të rinjve, energjinë dhe digjitalizimin në kuadër të IPA III
• Huadhënie dhe garanci financiare me BERZH dhe Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit

