Zbardhet identiteti i dy vëllezërve që janë në kërkim si të dyshuar për atentatin e dështuar në Bushat të Shkodrës pak ditë më parë.
Vëllezërit Prendi që po kërkohen nga policia janë Andrea Prendi dhe Sandër Prendi, raporton “Ora News”. Për ta ka nisur çështje penale për akuzën e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është shpallur në kërkim dhe një person i tretë, me precedent të mëparshëm penal, i cili është kushëri me vëllezërit Prendi.
Gjithashtu për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim policor dhe dy persona të tjerë që kanë qenë në “Audin” e blinduar Izmir Sakica dhe Samuel Troshani. Por pak ditë më parë ata janë paraqitur në polici, ku pasi kanë dhënë shpjegime janë lënë sërish të lirë.

