Site icon Informohu siç duhet

Breshëri sa një kokërr arre, në këto qytete sonte ‘goditi’ stuhia e fortë

Një stuhi i fortë shiu ka përfshirë Gramshin, Librazhdin, Cërrikun dhe Elbasanin këtë mbrëmje.

Nga raportimet thuhet se në Gramsh, madhësia e breshërit sonte ishte sa një kokërr arrë.

Kjo stuhi e fortë ka shkaktuar dëme në drufrutorë e të mbjella të stinës.

Më pas stuhia është shtrirë edhe në Elbasan, Librazhd dhe Cërrik. Ende nuk ka informacione për përmbytje apo dëmtime.

Në pak ditë Qarku i Elbasanit është goditur nga disa stuhi të cilat kanë shkaktuar edhe përmbytje.

Exit mobile version