Kryeqyteti iranian është përfshirë sërish nga sulmet izraelite, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportojnë shpërthime të vazhdueshme dhe intensive në zonën perëndimore të Teheranit.
Zhurmat e fuqishme të shpërthimeve janë dëgjuar në shumë pjesë të qytetit, ndërsa autoritetet iraniane ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar për shkakun ose origjinën e sulmeve.
Në të njëjtën kohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli po godet objektiva të reja në Iran, pas pretendimeve nga Teherani se kanë sulmuar zyrat e Mossadit. Konflikti mes dy vendeve duket se është futur në një fazë shumë të rrezikshme dhe të tensionuar.


