TIRANË– Gjyshja e tre fëmijëve të braktisur është përballur live në emisionin “Me Zemër të hapur” në News24 me ish-nusen e djalit.
Në përballjen nëpërmjet një lidhjeje telefonike nëna e tre fëmijëve tha se nuk ka shkuar asnjëherë në Dubai dhe fotot që qarkullojnë në media, janë të montuara. Sipas saj të gjitha fjalët e thëna janë “lumë” urrejtjesh ndaj saj.
“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im.”, tha ajo.
Nga ana tjetër ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë.
“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj.”-deklaroi ajo./Radar.al
Denoncoi ish-nusen/ Ish-vjehrra: Fëmijët i ka braktisur dhe më parë, u jepja pensionin tim
Gjendja e fëmijëve është shumë e mirë”/ Nëna e 3 fëmijëve: Dikush tjetër e ka bërë atë rrëmujë

