Site icon Informohu siç duhet

Braçe mesazh deputetëve të rinj: Duhet të jeni gati, keni punë me peshë

Braçe mesazh deputetëve të rinj: Duhet të jeni gati, keni punë me peshë

Një ndër deputetët më të vjetër socialistë, Erion Braçe ka dhënë një mesazh për gjeneratën e re të partisë ku ai bën pjesë.

Për të rinjtë Braçe jep mesazhin se të jesh deputet nuk është e lehtë, është goxha punë.

Ndërsa për deputetët e vjetër që mbesin jashtë Kuvendit, ai shprehet se nuk do të jetë e lehtë për t’i zëvendësuar.

“Janë njerëz me përvojë të madhe në sallën e kuvendit, s’do të jetë e lehtë për t’i zëvendësuar. Të rinjtë do ta kenë të vështirë të futen menjëherë në pune, ne na duhet që i gjithë grupi parlamentar të jetë i gatshëm për të ecur para. Do duhet një periudhë katër mujore, që të gjithë të fillojnë të mendojnë, që të qenit deputet është punë, nuk është as kapardisje duke hyrë në sallë. Është punë si çdo punë tjetër. Duhet që profesionet e tyre t’ia përshtatin punës legjislative dhe kontrollit parlamentar. Duhet të mbulojnë territorin për të mos vënë asnjë lloj boshllëku në territor nga momenti i zgjedhjes me votë”, u shpreh Braçe.

LEXO EDHE:

Alibeaj: Nuk dua të qahem. Dështova sepse në krye ishte Rama

PS fiton Durrësin/ Arkend Balla më i votuari, tejkaloi edhe Ramën e 2021-shit

 

 

Exit mobile version