Site icon Informohu siç duhet

Braçe i kujton Gërdecin zv/ministrit: Si do jemi të sigurt me kompanitë e armëve

Komisioni i Ekonomisë është mbledhur ditën e sotme, ku po diskutohet për “Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Po ashtu po shqyrtohen në cilësinë e komisionit për dhënie e mendimi i projektligjit “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033”.

Gjatë kësaj mbledhje ka mbajtur fjalën dhe deputeti PS, Erion Braçe, i cili ka pyetur zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes se cila është strategjia e sigurisë.

Madje Braçe u shpreh se duhet të ketë një strategji sigurimi, pasi Shqipëria e ka në “kurriz” një ngjarje të tmerrshme.

“Ju thatë që likujdohen ndërmarrjet ushtarake Gramsh dhe Poliçan?! Çfarë ndodh me këto pas këtij momenti. Duhet pasur parasysh jo vetëm lehtësia e këtij biznesi, ne kemi mbi kurriz ngjarje të tmerrshme dhe duhet menduar dhe siguria. Prandaj po pyes ku do të shkojë?”, tha ai.

Zv/ministri i Mbrojtjes, Dorian Tola është shprehur se prioriteti i parë kur është ndërtuar ligji ka qenë siguria duke renditur garancitë e sigurisë, që sipas tij janë bazuar në rregullat e NATO-s.

Exit mobile version