Trofeu i Kupës së Botës 2026 do të prezantohet në finalen e së dielës brenda një kutie të veçantë të krijuar nga marka luksoze franceze “Louis Vuitton”, ka bërë të ditur FIFA.
Sipas organizmit qeverisës të futbollit botëror, kompania franceze ka realizuar bagazhin zyrtar të trofeut, të prodhuar me porosi, i cili është projektuar për të transportuar dhe ekspozuar kupën më të famshme në sport gjatë finales që do të zhvillohet në Nju Xhersi.
Zgjedhja e një marke luksoze për prezantimin e trofeut ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku disa tifozë kanë shprehur kritika duke pretenduar se Kupa e Botës po merr një karakter gjithnjë e më komercial.
Megjithatë, FIFA ka theksuar se bashkëpunimi me “Louis Vuitton” nuk është i ri. Marka franceze ka prodhuar më parë kutitë e trofeut për edicionet e Kupës së Botës në vitet 2010, 2014, 2018 dhe 2022.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se trofeun në ceremoninë e finales do ta prezantojë presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.


