Site icon Informohu siç duhet

Borrell: Samiti i ardhshëm i paqes duhet të mbahet me Rusinë, por jo sipas kushteve të Putinit

Borrell: Samiti i ardhshëm i paqes duhet të mbahet me Rusinë, por jo sipas kushteve të Putinit

Josep Borrell

BRUKSEL– Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, ka deklaruar në një konferencë shtypi në Bruksel të hënën pas një takimi të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, se Samiti i ardhshëm i paqes duhet të mbahet me Rusinë.

“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të vazhdojë të kërkojë mënyra për të mbajtur konferencën e ardhshme të paqes me pjesëmarrjen e Rusisë, por një pjesëmarrje e tillë duhet të bëhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, në vend të parakushteve që Putini vendos për Ukrainën.”- tha Borrell duke shtuar se ishte i bindur që presidenti Zelenskyy do të vazhdonte ofensivën në këto negociata për të pasur konferencën e radhës me përfshirjen e Rusisë.

“Por si duhet të perceptohet ajo që tha Presidenti Putin gjatë vizitës së kryeministrit Orban në Moskë? Shiko këto janë parakushtet e parashtruara nga Putin. Po, sigurisht, ne duhet të shpresojmë për paqen përmes negociatave diplomatike, por në një bazë të caktuar. Dhe kjo nuk është baza e Putinit. Samiti në Zvicër pati një rezultat të mirë, por duhet të përmirësohet. Rreth 90 vende ranë dakord me deklaratën përfundimtare të këtij takimi, por ne duhet të shkojmë më tej për të kundërshtuar propagandën ruse, për t’u sqaruar dhe shpjeguar secilit në se çfarë po ndodh saktësisht se Rusia po kryen një sulm kundër Ukrainës në vetëmbrojtje. Ne mbështesim Formulën e Paqes të Presidentit Zelensky, e cila është i vetmi plan paqeje në këtë qytet, në Bruksel. I vetmi plan paqeje i mbështetur nga Bashkimi Evropian.”– ka thënë Borrell gjatë fjalës së tij në konferencë.

Exit mobile version