TIRANË- Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit, çmimi i naftës do të jetë 207 lekë për litër, ndërsa benzina 174 lekë për litër.
Krahasuar me vendimin një dite më parë të Bordit të Transparencës, nafta është ulur me 8 lekë per litër, nga 215 në 207 lekë, ndërsa benzina është ulur me 4 lekë për litër, nga 178 në 174 lekë.
Në njoftim theksohet se çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Po ashtu Bordi u bën thirrje operatorëve të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar masa në rast shkeljesh.
Njoftim:
Bordi i Transparencës në datë 15 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 174 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 162 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi. Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg./Radar.al

