Informohu siç duhet

Bora Zemani flet për operacionet plastike: Kam kryer vetëm dy. Nuk jam kundër, do të doja të zvogëloja

Bora Zemani para dhe pas nderhyrjeve ne fytyre.

TIRANË– Moderatorja Bora Zemani teksa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në  Top Channel, është pyetur edhe operacionet plastike.

Ndërkohë kujtojmë se në median rozë, Bora është një prej emrave  që përflitet si personazhi që ka kryer më shumë ndërhyrje kirurgjikale, për të pasur këtë pamje që ka sot.

Megjithatë Bora shprehet se nuk bërë asnjë operacion plastik. Moderatorja thotë se dy operacionet e vetme që ka kryer janë, kur ka lindur djalin dhe kur ka hequr apendicitin.

“Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin”, tha Bora në emisionin Goca dhe Gra.

Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin. Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

Pyetje: Ca do i bësh gjoksit?

Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja

Bora Zemani
Exit mobile version