TIRANË– Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak do të diskutohet për bonusin e qirasë për zjarrin që përfshiu pallatin 12-katësh pranë QSUT-së.
Nga informacionet paraprake mësohet se pasditen e sotme pritet të miratohet pagesa prej 40 mijë lekësh për familjet e dëmtuara.
Sipas burimeve mësohet se familjet e prekura nga zjarri do të marrin bonusin 40 mijë lekë në muaj, deri në momentin që kompania “Arlis” të dorëzojë apartamentet e dëmtuara në gjendjen e mëparshme./Radar.al

