Pensionistët shqiptarë kanë nisur të marrin bonusin mujor paralelisht me pagesën e pensionit, por jo të gjithë përfitojnë vlerën e plotë për shkak të tavaneve të përcaktuara nga qeveria.
Kush nuk përfiton:
Ata që marrin pension mbi 40 mijë lekë nuk do të marrin asnjë shtesë, një kategori që përfshin rreth 36 mijë pensionistë.
Skema e përfitimit të bonuseve:
1800 lekë në muaj: Për pensionet deri në 40 mijë lekë, duke përfshirë pensionet urbane të plota, nënat me shumë fëmijë, dhe ata me pension për profesione të vështira si minatorë, naftëtarë dhe metalurgë.
800 lekë në muaj: Për pensionet deri në 22 mijë lekë, ku përfshihen pensionet e pjesshme urbane dhe pensionet sociale për qytetarët mbi 70 vjeç.
1000 lekë në muaj: Për pensionet deri në 18 mijë lekë, përfshirë pensionet rurale.
600 lekë në muaj: Për pensionet familjare me të ardhura deri në 30 mijë lekë.
700 lekë në muaj: Për pensionet e invaliditetit me vlerë deri në 18 mijë lekë.
Tavanet dhe rregullimi i përfitimit:
Bonuset do të rregullohen sipas tavaneve të pensioneve. Për shembull, një pensionist me 39 mijë lekë që do të përfitonte bonusin 1800 lekë, do të marrë vetëm 1000 lekë, në mënyrë që të mos tejkalohet tavanin prej 40 mijë lekësh.
Numri i përfituesve:
Nga 763 mijë pensionistë në vend, do të marrin bonus mujor 727 mijë persona.
36% do të marrin 1800 lekë, 41% do të marrin 800 lekë, 10.3% do të marrin 1000 lekë, dhe pjesa tjetër do të përfitojnë 600-700 lekë.
Ndryshime në moshën e daljes në pension:
Gratë: nga 61 vjeç e 10 muaj këtë vit do të dalin në pension kur mbushin 62 vjeç.
Burrat: do të vazhdojnë të dalin në pension në moshën 65 vjeç, deri në vitin 2031.
Pas vitit 2031, për të dy gjinitë, mosha e daljes në pension do të rritet me një muaj çdo vit, deri në 67 vjeç.
Përfitimi i pensionit të plotë kërkon gjithashtu rritje të viteve të punës nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite.
Ky sistem synon të shpërndajë bonusin mujor përgjatë 12 muajve, duke e bërë shpërblimin më të qëndrueshëm dhe më të parashikueshëm për pensionistët.


