Një zbulim befasues vjen nga libri më i ri biografik për legjendën e muzikës rock, Freddie Mercury. Në librin “Love, Freddie”, autorja e njohur Lesley-Ann Jones pretendon se këngëtari legjendar kishte një vajzë të fshehtë, për të cilën publiku nuk kishte dijeni deri më sot.
Sipas autores, vajza ka lindur në vitin 1976 nga një lidhje e shkurtër dashurie që Mercury kishte me bashkëshorten e një miku të tij të ngushtë. Tashmë 48 vjeçe, ajo jeton në një vend të Evropës dhe punon në fushën e mjekësisë. Ajo gjithashtu është nënë, çka do të thotë se Mercury, pas vdekjes, është bërë edhe gjysh.
Ky pretendim tronditës po bën bujë në mediat ndërkombëtare dhe ka ngjallur reagime të shumta mes fansave të grupit Queen dhe të vetë Freddie Mercury-t.


