BERAT– Ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Beratit. Çuçi tha se është thirrur për të pyetur për ish-drejtorin e Poliçanit Erjon Zylyftarin nëse e njihte apo nëse e kishte takuar më parë.
Sa i takon shpërdorimit të detyrës Çuçi u shpreh që nuk ka asgjë të tillë për të.
Kujtojmë se thirrja i është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.
Mësohet se Çuçi është evidentuar në biseda me drejtuesin e Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari i cili ishte edhe drejtues i PS-së në Poliçan.