Tregtia shqiptare po përjeton një transformim digjital, me ndërmarrjet që po rrisin gradualisht shitjet online. Për vitin 2025, 28% e kompanive në Shqipëri kanë kryer shitje përmes faqeve të internetit, aplikacioneve të dedikuara dhe platformave e-commerce, duke shënuar një rritje prej 3,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Sektori i akomodimit dhe shërbimeve ushqimore përbën pjesën më të madhe të ndërmarrjeve që operojnë online, me 48,2%, të ndjekura nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (44,8%) dhe informacioni dhe komunikimi (43,3%).
Raporti i INSTAT tregon se vlera e xhiros së realizuar nga shitjet online gjatë këtij viti ka arritur 10,1% të xhiros totale të ndërmarrjeve, duke shënuar një rritje prej 0,6% krahasuar me vitin 2024. Megjithatë, tregtia me shumicë dhe pakicë vazhdon të mbajë pjesën më të madhe të xhiros totale (46,1%), e ndjekur nga aktivitetet e informacionit dhe komunikimit me 16,5%.

