Në muajin dhjetor 2024, do të nisë edicioni i katërt i Big Brother Vip Albania. Ashtu siç ishte paralajmëruar që në sezonin e tretë, prezantuesi i këtij edicioni do të jetë sërish Ledion Liço.
Ditën e djeshme produksioni ka publikuar një video dhe pyet “çfarë do të bëni në dhjetor”.
Nga komentet e bëra nga ndjekësit, në faqen zyrtare, shihet se ende ka njerëz që duan rikthimin e Arbana Osmanit në prezantimin e BBV.
Ndërkohë të shumtë janë edhe komentuesit që kujtojnë fituesin e BBVA2, Luiz Ejllit.
Ndër të tjera bie në sy që komentuesit shprehen të pakënaqur me kastin e përzgjedhur vitin e kaluar, ku u shpall fituese Egla Ceno.
Shikoni komentet:

